Në mes të Ferizajt dhe Kaçanikut është hapur qendra më moderne sportive në Kosovë. Është një pikë lidhëse ndërkomunale Ferizaj-Kaçanik ku Investitori Bazeli Sport kujdes të veçantë i ka kushtuar plotësimit të standardeve sportive, si dhe elementeve tjera përcjellëse të nivelit evropian. Kjo qendër është e ndërtuar në fshatin Elezaj, në kufi me Fshatin Rakaj, nëpër të cilën fshat është edhe qasja me e përshtatshme. Fusha e futbollit do ju ofroj kënaqësinë të gjitha klubeve vendore dhe atyre ndërkombëtare pasi kanë mundësi të akomodimit të tyre në apartamentet e ndërtuara për këtë qëllim. Bëhet e ditur se kjo është vetëm një pjesë e këtij projekti e i cili do të vazhdoj të kompletohet dhe do të jetë një ndër qendrat më moderne sportive në Kosovë. Dizajnimin e projekti e bëri kompania projektuese Aksi shpk me projektues Fatos dhe Fisnik Elezi Këtë projekt me përpikëri e ekzekutoi investitori Bazeli Sport shpk Tani klubi Bazeli Sport që bënë gara në super lig në kategorinë e femrave, shkolla e futbollit si dhe klubi i djemve kanë kushte ideale për stërvitje dhe zhvillimin e garave.