Lajme

Hapet Libri i Zisë me rastin e vdekjes së Kofi Annan, ish-Sekretar i Përgjithshëm të OKB-së

By FerizajPress

August 22, 2018

Kofi Annan shërbeu në këtë post nga janari 1997 deri në dhjetor të vitit 2006. António Guterres, që aktualisht është Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së, me rastin e vdekjes së Annan deklaroi: “Kofi Annan ishte një forcë udhëheqëse për të mirën. Me trishtim të thellë mora lajmin për vdekjen e tij… Në këto kohë të trazuara dhe të vështira, ai kurrë nuk pushoi së punuari për t’i dhënë jetë vlerave të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Trashëgimia e tij do të mbetet një frymëzim i vërtetë për të gjithë ne”.

Libri i zisë është hapur për nënshkrime dhe homazhe nga e mërkura, 22 gusht 2018 deri të premten më 24 gusht 2018 nga ora 10:00 -16: 00 në zyret e UNDP-së në Arbëri.