Kultura-Arti

Hapet konkursi për festivalin ‘’Kosovarja këndon’’

By FerizajPress

October 30, 2017

Ferizaj.30.10.2017. Drejtoria e Kulturës në Ferizaj ka filluar përgatitjet për festivalin tradicional të këngës popullore ‘’Kosovarja këndon’’, i cili do të mbahet më 28 nëntor. Kjo drejtori tashmë ka shpallur konkursin për pranimin e interpreteve të këngëve popullore. Udhëheqësi për kulturë në Ferizaj Sabri Pajaziti, tregoi rreth përgatitjeve që janë dukë i bërë për edicionin e 45-të të këtij festivali.