Në kuadër të aktiviteteve që po mbahen për “Ditët e Mërgatës”, sonte në sheshin e qytetit është hapur ekspozita personale “Rezistenca”, e mjeshtërit të fotografisë Hazir Reka.
Hapjen e kësaj ekspozite e bëri Sabri Pajaziti, nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.Të pranishmit me një fjalë rasti i ka përshendetur edhe autori i kësaj ekspozite Hazir Reka.
Aktivitetet për “Ditët e Mërgatës”, po mbahen për nder të 150 vjetorit të themelimit të qytetit të Ferizajt.