Ferizaj

Hapen mundësi bashkëpunimi të USHAF me Universitetin Teknik të Rigës

By FerizajPress

November 17, 2016

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, z. Agron Bajraktari ka pritur në takim drejtoreshën e Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Universitetit Teknik të Rigës (Letoni), znj. Liene Maurite, me të cilën ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit mes dy universiteteve.

Znj. Maurite e ka informuar rektorin Bajraktari për programet studimore që ofron Universiteti i Rigës dhe për mënyrat e bashkëpunimit me universitete tjera simotra në Evropë e më gjerë, të cilat ofrojnë programe të përafërta me këtë universitet.