Ferizaj

Hapen kanale të  ujërave në shumë fshatra të Ferizajt

By FerizajPress

March 21, 2022

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në Ferizajt, ka bërë hapjen e kanalit në fshatin Sazli, që përshkon fshatrat Talinovc i Muhaxherëve, Sazli, Papaz dhe Mirash.

Hapja e këtij kanali është rreth 5 kilometra e gjatë, nëpër të cilin kalon edhe fenomeni i Bifurkacionit të Lumit Nerodime.

Po ashtu është bërë edhe pastrimi i një përroske tek Qendra e Shëndetit Mental në Ferizaj, pranë shkollës së Agrobiznesit “Zenel Hajdini”.

Hapja e këtyre kanaleve është në kuadër të aktiviteteve për zvogëlimin e dëmeve nga të reshurat atmosferike dhe vërshimeve eventuale.

 Pastrimin e këtyre përroskave po e bënë kompania e kontraktuar nga komuna e Ferizajt.