E mërkurë, 28 Nentor 2018 Për gjetjen e një vendi pune në Gjermani deri më tani kërkohej kualifikimi i caktuar apo diploma, pastaj kontrata, leja dhe viza për punë. Por me projekt-ligjin e ri, i cili akoma është në debat publik në Gjermani pritet të ketë lehtësime të shumta. Me projektligjin e ri parashikohet një mundësi e re që i mundëson personave me kualifikimet e nevojshme që të vijnë në Gjermani pa kontratë pune dhe të kërkojnë punë gjashtë muaj me rradhë.
Dy kushte kryesore janë për personat që mund të vijnë: Njohja e gjuhës gjermane për aq sa kërkohet për vendin përkatës të punës dhe si dhe financimi i vetvetes. Pra këta personave nuk kanë të drejtë të marrin ndihmë sociale, ata ti mbulojnë vetë shpenzimet e tyre derisa sa ta gjejne në vend pune. Para hyrjes në Gjermani ata duhet të dëshmojnë se kanë para për të mbuluar shpenzimet e tyre për banesë, ushqime, sigurim shëndetësor dhe gjëra tjera të nevojshme.