Ferizaj

Hani i Elezit nënshkruan marrëveshje me MAPL-në

By FerizajPress

February 07, 2017

Zëvendësministri Bajram Gecaj nënshkruan “Marrëveshje Mirëkuptimi” me Kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit z.Rufki Suma

Zëvendësministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, z.Bajram Gecaj dhe Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, z.Rufki Suma, nënshkruan “Marrëveshje Mirëkuptimi” për zbatimin e projektit “Ndërtimi dhe rregullimi i përrockës në Lagjen e Re – Hani i Elezit“. Në kuadër të mbështetjes financiare për komunat, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Mirëkuptimit do të përkrahë Komunë e Hanit të Elezit me 100.000.oo Euro për të realizuar projektin“Ndërtimi dhe rregullimi i përrockës në Lagjen e Re – Hani i Elezit“- Faza e dytë. Projektet e financuara nga MAPL, janë të orientuara në ndërtimin e infrastrukturës rrugore, ndriçimin publik, platformën për ofrimin e informacioneve mbi lokacionet turistike, ndërtimin e fushave sportive, dhe projekte të tjera me interes për Komunat dhe qytetarë Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma falënderoi Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila për çdo vit e përkrah Komunën e Hanit të Elezit për realizimin e projekteve të cilat janë orientuara në ndërtimin e infrastrutures publike dhe në interes të banorëve