Kultura-Arti

“Hanibali i nëntokës” vjen premierë në Ferizaj

By FerizajPress

February 13, 2019

“Hanibali i nëntokës” me tekst të dramaturgut bullgar Hristo Boytchev dhe regji të Fatlum Hazirit, vjen këtë të premte premierë në teatrin “Adriana” në Ferizaj, shkruan KultPlus.

“Hanibali i nëntokës” është një shfaqje e rikontekstualizuar e temave socio-politike që nga pre historia deri më tani. Problemet globale janë të inkorporuara dhe të paraqitura në rrethana dhe dimenzione të ndryshme.

“Me këto probleme është  i ballafaquar dhe ballafaqohet çdo ditë spektatori shqiptarë”, shkruhet në njoftim.

Në këtë shfaqje luajnë: Mevlan Saraqi, Ali Krasniqi, Edona Berisha Bekteshi, Jajush Ramadani, Urata Shabani dhe Dashuri Rexhepi.

Shfaqja ështe e përkrahur nga “Drejtoria për rini Kulturë dhe Sport” në Ferizaj dhe e financuar nga “Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve”. Shfaqja është  produksion i teatrit “Adriana” në Ferizaj

Premiera do të mbahet me datën 15 shkurt 2019, duke filluar nga ora 20:00. Repriza shfaqet më 16 shkurt, duke filluar nga ora 20:00. Hyrja është gratis. / KultPlus.com