Shëndetësi

Hani më shumë kungull për të jetuar më gjatë

By FerizajPress

October 25, 2018

Se si të jetoni më gjatë është një pyetje të cilës shumë njerëz duan t’ia dinë përgjigjen.

Ushqimi i shëndetshëm, i balancuar dhe, më specifikisht, ngrënia e kungujve mund t’jua rritë jetëgjatësinë, transmeton Telegrafi.

Kungulli ndryshe lidhet edhe me festën e Halloween-it dhe muajin e tetorit në përgjithësi.

Kungujt janë të pasur me karotenoide, të cilat ndërlidhen me sy të shëndetshëm, e gjithashtu edhe na mbrojnë nga sëmundjet e kancerit dhe nga disa lloje të kancerit.

Ekspertët rekomandojnë të hani kunguj tri herë në javë për t’i korrur të gjitha përfitimet shëndetësore.

Kungulli është burim i mahnitshëm i beta-karotenit, antioksidues i fuqishëm të cilin trupi e shfrytëzon për të krijuar vitaminë A.

Madje, disa prej farave të kungujve mund të përmbajnë edhe triptofan – i cili ndërlidhet me rritjen e disponimit.