Hani i Elezit. 20.02.2017 . Sot është bajtur një takim me strukturat e AAK-së dega në Han të Elezit. Në takim ishin prezent nga kryesia qendrore Ahmet Isufi nënkryetar, Magbule Shkodra, kryetare e AGK-ë, Time Kadrijaj deputete dhe Lulzim Leci anëtarë i kryesisë. Në këtë bashkëbisedim u diskutua për situatën e përgjithshme të Kosovës, për mbajtjen e Kryetarit Haradinaj në Francë si dhe për mobilizimin e strukturave, zgjerimin e tyre dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale dhe ato qendrore. Në këtë takim u shpërndan 55 libreza anëtarëve të rinj, të cilëve u uroj mirëseardhje dhe suksese në punë dhe angazhim të përbashkët për ndryshim të gjendjes kryetari i degës Menduh Vlashi, nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi dhe anëtarët tjerë të kryesisë qendrore. “ALEANCA PO FUQIZOHET TË GJITHË ME RAMUSHIN PËR NJË KOSOVË MA TË MIRË” ishte moto e këtij takimi në Han të Elezit