Ferizaj

Hani Elezit: Realizohet projekti ”Përkujdesja shëndetësore, shtëpiake dhe ambulatore”

By FerizajPress

March 23, 2017

Komuna e Hanit të Elezit, Caritas Kosova, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale realizojnë projektin ”Përkujdesja shëndetësore, shtëpiakë dhe ambulator.

Me marrëveshje të bashkëfinancimit ndërmjet Komunës së Hanit të Elezit, Caritas Kosova, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale do të realizohet projekti ”Përkujdesja shëndetësore, shtëpiakë dhe ambulatore. Kjo marrëveshje parasheh përmirësimin e shërbimit shëndetësor ambulator dhe shtëpiake për tё gjitha familjet nё nevojë (familjet me gjendje tё rënd shëndetësore dhe ekonomike) të Komunës së Hanit të Elezit, të cilët kanë persona të sëmur dhe të moshuar në familje dhe që kanë nevojë për përkujdes shëndetësor permanent si dhe rritjen e standardit të jetesës, duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve mjekësore në familjet e tyre. Marrëveshja parasheh edhe përkujdesjen shëndetësore ambulatore, duke i dhënë në shërbim Drejtorisë të Shëndetësisë, përkatësisht QKMF-sё në Han të Elezit rritjen e numrit të stafit mjekësor dhe teknik medicinal me qëllim të ngritjes së shërbimeve shëndetësore edhe në nivelin ambulantor. Drejtoria e shёndetёsisё pёrkatsisht QKMF-ja do të menaxhojë dhe do të përcjell nga afër tërë veprimtarinë e kuadrit profesional, të punësuar në këtë projekt në mënyre që të veprojnë në bazë të planit të veprimit dhe orareve të vendosura nga QKMF-ja dhe të gjithë përfituesve te projektit t’u ofrojnë një shërbim mjekësor të specializuar në familjet e tyre në teren si dhe nё QKMF-nё nё Han të Elezit. Sipas kësaj marrëveshje të bashkëpunimit projekti ”Përkujdesja shëndetësore, shtëpiakë dhe ambulator” do të bashkëfinancohet me vlerë prej 65.000.oo euro.