Ferizaj

Handikos organizon aktivitete për përfshirjen në shkolla dhe jetën shoqërore të fëmijëve me aftësi të kufizuara

By FerizajPress

October 26, 2016

Handikos në Ferizaj sot ka zhvilluar aktivitete të ndërgjegjësimit me bazë në komunitet për rëndësinë e përfshirjes në shkollë dhe jetën shoqërore të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Këto aktivitete u zhvilluan në shkollën “ Tefik Çanga” në bashkëpunim me shkollat tjera të qytetit : “Gjon Serreçi”, “ Ahmet Hoxha”, “Jeronim de Rada”, dhe “Vezir Jashari”.

Nxënësit u njoftuan mbi fushën e aftësisë së kufizuar nga punëtorët e Qendrës se Rehabilitimit Bazuar në Bashkësi (QRBB) –Handikos Ferizaj .

Me këtë rast  janë zhvilluar disa aktivitete , luajtja e roleve , aktivitete logjike dhe vlerësim të njohurive mbi aftësinë e kufizuar e që për qëllim ishte të kuptuarit e vështirësive,  mundësive dhe rëndësinë e përfshirjes në shkollë dhe jetën shoqërore të fëmijëve me aftësi të kufizuar.

Pjesëmarrës ishin 132 nxënës,   mësimdhënës të shkollave, student praktikant në qendrën e Handikosit si dhe nxënësit nga Qendra e kompetencës.

Moto e këtij aktiviteti ishte “Së bashku luajmë, mësojmë dhe rritemi”