Ferizaj

HANDIKOS falënderon SHBA-në

By FerizajPress

June 07, 2019

Sot në kuadër të projektit “Java e Festës së Amerikës” u mbajtën aktivitete në shenjë mirënjohje dhe falenderimi për ndihmëm e vazhdueshme që kanë dhënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për popullin tonë.Në SH.F.M.U “Tefik Çanga” u mbajt Ligjëratë për historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Ilir Bytyqi, u zhvilluan lojëra tavoline, ping pong, pikado, volejboll, basketboll bashkë me Kforin amerikan dhe nxënësit e shkollës si dhe gjatë gjithë kohës ishte e hapur ekspozita me piktura të punuara nga Persona me Aftësi të Kufizuar.Në fund personat me aftësi të kufizuar dhuruan kartolina në shenjë falenderimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Ky aktivitet është realizuar nga Handikos Ferizaj në mbështetje nga Ministria për Kulturë Rini dhe Sport.