Kjo bën që Mercedes dhe piloti britanik të jenë më të qetë gjatë pushimeve verore që kanë nisur, duke vënë nën presion rivalët. “Në Hungari bëmë një punë të madhe dhe korrëm një rezultat të shkëlqyer. E dinim që Ferrari këtu është e fortë, e shpejtë, ndaj kjo fitore ishte si një bonus dhe na jep mundësinë të punojmë të qetë”, tha Hamilton. Por piloti britanik e di se duhet punë e fortë gjatë këtij pushimi 4-javor, në mënyrë që makina të jetë sërish kompetitive në garën e Belgjikës, më 26 gusht, kur rinis Botërori. “Nuk do të qëndrojmë të ulur në shezllon, pasi e dimë që ky moment është delikat, që mund të ndryshojë fatet e Botërorit. Unë do të stërvitem dhe përgatitem për çdo garë, por edhe mekanikët do të punojnë për të patur një makinë të shpejtë. Tani duhet një punë e veçantë nga të gjithë”, deklaroi pilotyi britanik i Mercedes.