Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka dënuar sulmin e mbrëmshëm ndaj Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).
Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka kërkuar nga organet e rendit që të zbardhet ky rast sa më parë.
Lexoni postimin e plotë të Halitit:
Sulmi i mbrëmshëm ndaj RTK-së, është akt i shëmtuar, është sulm ndaj fjalës së lirë dhe medieve të lira.
Ftoj organet e rendit që sa më parë ta zbardhin këtë akt, kurse autorët të marrin dënimin e merituar, konform ligjeve në Kosovë.