Lajme

Haliti flet për të arriturat e Kosovës në Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim

By FerizajPress

November 24, 2016

Pas këtij takimi kryesuesit e dy delegacioneve, Tonino Picula dhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për medie.

Haliti ka bërë me dije se gjatë dy ditëve është diskutuar për çështje të ndryshme, duke filluar nga  marrëdhëniet BE- Kosovë, liberalizimi i vizave, Asociacioni i komunave, demarkacioni me Malin e Zi, sundimi i ligjit, marrëdhëniet ndër fqinjësore, zhvillimi ekonomik i Kosovës, ambienti, arsimi si dhe çështje të tjera më rëndësi për Kosovën dhe qytetarët e saj.

“Shpalosëm të arriturat, por edhe sfidat që mbesin para nesh. Theksuam edhe njëherë se institucionet e Kosovës janë dhe do të mbesin të përkushtuara në plotësimin e obligimeve që dalin nga MSA”, ka thënë Haliti.

Po ashtu Haliti ka treguar se sikurse në takimin e parë të mbajtur në Prishtinë, edhe në këtë takim është  miratuar një deklaratë e përbashkët me rekomandime të cilat u adresohen institucioneve të Kosovës dhe BE-së.

“Urojmë dhe shpresojmë që këto rekomandime do të zbatohen me seriozitet nga autoritetet kompetente, në mënyrë që Kosova të avancojë në procesin integrues në BE”, ka deklaruar Haliti.

Ndërkaq, Picula theksoi se institucionet e Kosovës kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm në plotësimin e kërkesave në kuadër të procesit të integrimit evropian.

Por, sipas tij, mbetët ende punë për t’u bërë./Lajmi.net/

.