Ferizaj

Halili: Komuna e interesuar për ngritje të nivelit në shërbimet publike

By FerizajPress

January 09, 2018

Ferizaj.09.01.2018 . Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë Arben Halili ka vizituar ndërmarrjen publike “Bifurkacioni”, në këtë rast është njohur nga afër për problemet me të cilat po ballafaqohet kjo ndërmarrje.

Halili tha se Komuna e Ferizajt është e interesuar që të ngrisë nivelin e shërbimeve dhe për këtë arsye po bën vlerësimin e situatës financiare, kadrovike e operacionale në të cilat gjenden ndërmarrjet publike, në mënyrë që në të ardhmen e afërt të zgjidh sfidat me të cilat ballafaqohen ato.

Në vazhdën e këtyre takimeve, Drejtori Halili ka vizituar edhe ndërmarrjen “Ambienti”, KRM “Pastërtia” si dhe njësinë e zjarrfikësve.

“Investim i planifikuar në bazë të nevojave që kanë ndërmarrjet publike si dhe mirë koordinimi i veprimeve ndërinstitucionale janë kusht themelor për shërbime publike efikase” ka thwnw Halili.