Ferizaj

Halil Kastrati ofron ndihmë për të prekurit nga shpërthimi në Ferizaj

By FerizajPress

January 06, 2021

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu tregon se humanisti Halil Kastrati është shprehur i gatshëm për të ndihmuar rreth shpërthimit të djeshëm në Ferizaj.

Aliu ka falënderuar Kastratin për solidaritetin dhe gatishmërinë për të ndihmuar.

Ky është postimi i tij i plotë:

E gjitha Kosova dhe qytetarët anekënd trojeve etnike, u solidarizuan dje e sot me shpërthimin që shkaktoi dhjetëra të lënduar në Ferizaj. I gatshëm për të dhënë ndihmën e tij, u ofrua menjëherë edhe humanisti shembullor, Halil Kastrati.Sot, prita në zyrën time humanistin Halil Kastrati bashkë me anëtarët e tjerë të shoqatës “Jetimat e Ballkanit” për t’i falënderuar për solidaritetin dhe gatishmërinë që në momentin e parë, për të ndihmuar për rastin e shpërthimit të djeshëm.