Ferizaj

Halil Kastrati ndan 5 mijë euro për shërimin e vajzës së Muhamet Kukës

By FerizajPress

April 25, 2019

Pas raportimit në media, humanisti Halil Kastrati, ka ndarë 5 mijë euro për shërimin e vajzës së ish-ushtarit të UÇK-së, Muhamet Kuka.

Kastrati, i cili drejton organizatën më të madhe bamirëse në rajon “Jetimat e Ballkanit”, ka kërkuar që edhe njerëz të tjerë të bashkohen për t’i ndihmuar vajzës së Muhamet Kukës.