Mëngjesin e sotëm dyshohet se persona të panjohur, kanë hyrë ilegalisht në faqen e Televizionit Liria dhe për momentin e kanë bllokuar.
Nga kjo, rezulton se aktualisht asnjë administrator nuk e mirëmbanë këtë faqe.
“Andaj, Televizioni Liria dhe drejtori i televizionit, Refik Sadriu, njoftojnë opinionin se deri në rikthimin e faqës në normalitet nuk bartin asnjë përgjegjësi për çdo përmbajtje të postuar. Me respekt nga stafi i TV LIria-Ferizaj” thuhet nê njoftimin e Televizionit Liria