Lajme

Hakmarrje në Ksamil, 20-vjeçari në arrati për vrasje, i ekzekutojnë në shtëpi babain

By FerizajPress

December 11, 2016

Policia ka ngritur grupe të posaçme kontrolli për krehjen e zonës përreth me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ekzekutimit dyshohet të jetë hakmarrje ndaj familjes Xhezairi. Albi Xhezairi, djali i viktimës së sotme, është i shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet se është autor i vrasjes së Aleksandër Bardhit, ngjarje e ndodhur më 24 shtator në fshatin Shëndëlli. Aleksandër Bardhi ishte vëllai i ish-kreut të komunës Kaçinar, dhe vrasja e tij është duke u hetuar, ku nuk përjashtohen edhe konfliktet për çështje droge.

Kjo nuk është hera e parë që Agron Xhezairi vihet në shënjestër për tu vrarë. Edhe më 30 tetor atij ju vu bombë me telekomandë në makinë. 53-vjeçari pa lëndën shpërthyese dhe njoftoi policinë e cila më pas bëri çaktivizimin e saj.

Ndërkaq, për vrasjen e Aleksandër Bardhit janë arrestuar Dhimitër Ciko 20-vjeç i dënuar për trafik droge dhe Amarildo Lame 18-vjeç, ndërsa policia ka shpallur në kërkim edhe 20-vjeçarin Albi Xhezairi i dënuar më parë për vjedhje. Gjatë hetimeve policia zbuloi në banesën Xhezairit 3 armë ku pas ekzaminimeve rezultoi se me to ishin realizuar qitje për vrasjen e Bardhit .

.