Lajme

Haki Rugova: Nuk ka zgjerim të koalicionit

By FerizajPress

April 11, 2016

Zvarritja e plotësimit të vendeve vakante në Qeverinë Mustafa dhe riformatizimin e Qeverisë së përmendur nga kryeministri i saj nuk është e ndërlidhur në zgjerim të koalicionit. Kështu thonë zyrtarë të lartë të partive në pushtet. Në LDK thonë se plotësimi i këtyre vendeve ka mbetur peng i konventës së PDK-së. Ndërsa në PDK premtojnë se një gjë e tillë do të bëhet para konventës së 7 majit.

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, thotë se koalicioni aktual PDK- LDK do të vazhdoj pa pësuar asnjë ndryshim dhe se zgjerimi i këtij koalicioni ose futja në Qeveri e AAK-së nuk është diskutuar asnjëherë në organet e partisë.