Lajme

Haki Demolli ia dorëzon detyrën Rrustem Berishës

By FerizajPress

September 11, 2017

Demolli e njoftoi ministrin e porsazgjedhur me të arriturat e deritashme të FSK-së, si dhe me projektet të cilat janë në vazhdim.

Nga ana e tij, Berisha pasi pranoi detyrën, falënderoi ministrin Demolli duke e përgëzuar për sukseset që ka shënuar kjo forcë, dhe njëherësh konfirmoi përkushtimin e tij për të vazhduar me angazhim maksimal në drejtimin dhe realizimin e detyrave dhe projekteve të përgjithshme për Ministrinë dhe FSK-në.