Ferizaj

Haki Abazi me 19 porosi popullit: Stop nxehjes me rrymë, me drunj – bëje shtëpinë me energji diellore

By FerizajPress

October 29, 2021

Deputeti i Vetëvendosjes me emrin Haki dhe mbiemrin Abazi ka dalë me një qëndrim të fortë kundër ngrohjes globale, që po merr vëmendje gjithnjë e më të shtuar ndërkombëtare.

Në statusin e ri, z. Abazi ka pasur plot 19 porosi për popullin e Kosovës, prej të cilave shtatë sosh fillojnë me fjalën “stop” [shq. ndal].

Ndër këto porosi, disa janë me të vërtetë të drejta dhe edhe Periskopi kërkon që të ndiqen nga lexuesit e saj: Stop degradimin e mjedisit, stop djegien e arave, stop eksploatimit të paqëndrueshëm të minerareve, stop djegies së materialeve fosile, mbjellë drunj etj.”

Po ashtu, Abazi ka kërkuar që populli t’i bëj shtëpitë me energji solare, derisa po ashtu ka kërkuar prej tyre që t’i izolojnë ato dhe të mos nxehen me rrymë apo me drunj, përcjell Periskopi.

Kujtojmë që së fundi ministresha Artane Rizvanolli u ka bërë thirrje anëtarëve të popullit që të evitojnë ngrohjen me rrymë për shkak të krizës energjetike.

Statusi i plotë dhe i paedituar:

Ndryshimet klimatike jane me pasoja serioze për jetën e secilit sot, për çdo gjallesë dhe rrezik me pasoja katastrofale për gjeneratat e ardhshme, andaj:

STOP degradimin e mjedisit

STOP djegëjes së materialeve fosile

STOP exploatimit të paqëndrueshëm të mineraleve

STOP koncepteve konsumuese të panevojshme

STOP transportit që ndotë mjedisin

STOP djegëjen e arave

STOP djegëjen e gomave të vjetra

Mbjellë drunjë

Mbrojë lumenjët

Mbrojë pyjet

Kërko transport publik

Kurse ujin

Zvogloje përdorimin e plastikës

Izoloje shtëpinë

Izoloje shkollën

Izoloje spitalin

Izoloje ndërtesën e komunës

Izoloje qerdhën

Bëje shtëpinë me solar