Sport

Hajvalia u kthehet fitoreve, Liria mund Prishtinën

By FerizajPress

April 24, 2016

Hajvalia ka rigjetur rrugën e fitoreve, duke mundur Vushtrrinë, të dielën me rezultat 4-1, në javën 27-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës në futboll.

Skuadra nga paralaxhja e Prishtinës, ka arkëtuar tri pikë për të mbetur akoma në garën për kreun e tabelës.

Gëzim Fekaj (37’), Liridon Leci (61’), Serginho Da Luiz (71’ dhe 78’) shënuan për fitoren e Hajvalisë, ndërsa golin e nderit për vushtrriasit e realizoi Pasoma (45’), shkruan KosovaPress.

Pas kësaj fitore, Hajvalia arrin në kuotën e 49-të pikëve, shtatë më pak se liderja e tabelës, Feronikeli, kurse, Vushtrria mbetet e fundit më 24 pikë.

Ndërkaq, Liria ka mposhtur Prishtinën, me rezultat 1-0, në ‘Përparim Thaçi’. Skuadra prizrenase ka marrë tri pikë të mëdha në garën për t’i ikur barazhit, ndërsa golin e fitores e shënoi Besart Islamaj në minutën e 90-të.

Pas kësaj fitore, Liria ngjitët në pozitën e tetë më 34 pikë, kurse, Prishtina renditet e dhjeta më 31 pikë.

Ndërkaq, në ndeshjen tjetër ditës së sotëm, Gjilani dhe Besa kanë ndarë pikët duke luajtur pa gola në Gjilan.

Në një ndeshje të nivelizuar, skuadra gjilanase kishte iniciative të lehtë në terren, sidomos në pjesën e parë, por jo sa për të gjetur rrugën e golit, derisa edhe pejanët në fraksionin e dytë disa herë u shfaqen të rrezikshëm, por tentimet e tyre nuk u konkretizuan më gol.

Raiffeisen Superliga / Java e 27-të

Rezultatet

Hajvalia – Vushtrria 4-1

Gjilani – Besa 0-0

Liria – Prishtina 1-0

Dje

Feronikeli – Istogu 3-0

Drenica – Drita 0-4

Llapi – Trepça ’89 1-1

Tabela

1.Feronikeli 56

2.Hajvalia 49

3.Trepça ’89 43

4.Llapi 41

5.Besa 41

6.Gjilani 40

7.Drenica 34

8.Liria 34

9.Drita 32

10.Prishtina 31

11.Istogu 24

12.Vushtrria 24