Sport

Hajvalia dështon sërish, Feronikeli marshon drejt titullit (Foto)

By FerizajPress

April 09, 2016

Hajvalia nuk ka arritur më shumë se një barazim përballë Dritës, derisa Feronikeli ka shënuar fitore të madhe ndaj Prishtinës.

Feronikeli po marshon me hapa të sigurt drejt titullit të kampionit në Superligës. Ekipi nga Drenasi e ka mposhtur Prishtinën me rezultat 1:0.

Hero i ekipit vendas ishte Mendorim Hoti, i cili në minutën e 13-të shënoi golin e fitores, përcjell Express.

Pas kësaj fitore, Feronikeli ka tubuar 50 pikë, pesë më shumë sesa Hajvalia e cila nuk arrit më shumë se një barazim përballë Dritës 0:0.

Rezultatet

Kurse, Drenica ka shënuar fitore ndaj Lirisë me rezultat 2:0.

Feronikeli – Prishtina 1:0

Drenica – Liria 2:0

Hajvalia – Drita 0:0

E diele

Llapi – Vushtrria

Gjilani – Istogu

Besa – Trepça ‘89