Lajme

Hajredin Kuçi: Ja si duhet të ndodh Riformatimi i Qeverisë!

By FerizajPress

April 24, 2016

​Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi, ka vlerësuar se procesi i riformatimit të qeverisë duhet të ndodhë në të dyja këndet politike, edhe në PDK, edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës, pasi, sipas tij, përgjegjësia dhe kreditë për qeverisjen në vend janë të përbashkëta. Kuçi ka thënë se njëra palë nuk mund ta marrë përgjegjësinë për palën tjetër dhe të fitohet përshtypja se njëra palë është më e mirë, kurse tjetra më e dobët, shkruan “Epoka e re”.

Ndërsa, anëtari i Kryesisë së LDK’së, Muharrem Sfarqa, ka thënë se çështja e riformatimit të qeverisë ende nuk është diskutuar në organet e partisë, por ka bërë me dije se fakti që është liruar pozicioni i zëvendëskryeministrit të parë mund të ketë edhe lëvizje të tjera.