Hajndël: Zbatoni marrëveshjen dhe reformat

By FerizajPress

June 08, 2016

 

Ky ishte mesazhi i të dërguarit të posaçëm Johanes Hajndël, i cili pas takimit me liderët e katër partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës, tha se vendi mund të sigurojë demokraci, stabilitet dhe integrim në strukturat euroatlantike.

Ai ka vlerësuar pozitivisht vendimin e presidentit për tërheqjen e faljeve, duke i dhënë mbështetje prokurorisë speciale, ndërsa nga partitë ka kërkuar që sa më shpejtë të merren vesh për datën e zgjedhjeve dhe zbatimin e reformave prioritare.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka thënë se vendimi i Ivanovit i ka hapur rrugën zbatimit të reformave dhe kushteve për zgjedhje të lira.

Ndërsa, lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi e quajti të pashpresë planin e emisarit gjerman, shkruan Alsat.

The post Hajndël: Zbatoni marrëveshjen dhe reformat appeared first on Lajminet.