Motel sign sunset

Ferizaj

Hajnat vjedhin pajisje në vlerë 21 mijë euro në një motel në Ferizaj

By FerizajPress

November 18, 2020

Një person nga fshati Burrnik i Ferizajt ka njoftuar në polici se persona të panjohur në restorantin dhe motelin e tij kanë vjedhur pajisje në vlerë 21 mijë euro.

Në raportin e policisë thuhet se hajnat i kanë vjedhur kuzhinën me pajisje me vlerë rreth 15.000 euro, radiator për ngrohje me vlerë rreth 2.000 euro, disa pajisje sanitare me vlerë 1.500 euro, dy dyer dhe rrethojë të hekurt me vlerë rreth 1.000 euro, pesë frigoriferë me vlerë 1.500 euro dhe janë dëmtuar disa dhoma të motelit me vlerë rreth 500 euro.