Një femër ka raportuar se persona ende të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e saj dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme.
Rasti ka ndodhur dje në Kaçanik, në ora 09:50, njofton Policia e Kosovës në raportin e saj të rregullt 24-orësh.
Njësitë policore po merren me hetimin e rastit.