Lajme

Hajnat ia vjedhin veturën veteranit të UÇK-së, ai ka një apel për institucionet (Video)

By FerizajPress

July 12, 2018

Persona të panjohur mbrëmjen e së hënës kanë vjedhur veturën e një veterani të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga fshati Isniq i Deqanit. Pronari i veturës Agim Musshabani ka thënë për Indeksonline se rasti i vjedhjes ka ndodhur me 9 korrik në mbrëmje ku siç shihet në video kanë qenë tre persona të maskuar të cilët e kanë kryer veprën. Ai u ka bërë apel institucioneve të rendit, konkretisht Policisë së Kosovës që të ndërmarrin masa për kapjen sa më parë të autorëve të veprës. Musshabani ka dërguar pamje nga vjedhja e makinës ndërsa deri më tani nuk ka asnjë informacion rreth vendndodhjes së makinës e tipit “Mercedes” dhe as rreth personave të dyshuar./Indeksonline/