Kultura-Arti

Hajnat i vjedhin bizhuteritë dhe e sulmojnë gruan, policia publikon pamjet e kapura nga kamera! (Video,+16)

By FerizajPress

March 31, 2017

Policia amerikane janë duke kërkuar informacione mbi dy hajna të kapur nga kamera, të cilët e kanë plaçkitur dhe sulmuar një grua.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, grabitja ndodhi në Everett, Uashington të enjten, kur dy burra hynë në një shtëpi në qytetin 30 milje në veri të Seattle.

Videoja thuhet se u publikua nga autoritetet të cilat janë duke kërkuar informacion në lidhje me incidentin dhe të dyshuarit.

Të dy të dyshuarit mund të shihen duke tentuar të hapnin derën e mbyllur pas të cilës një grua është fshehur.

Pasi njëri nga ta hap derën dhunshëm dhe futet brenda, një grua mund të dëgjohet duke ulëritur.

Policia thotë se hajnat i kanë vjedhë gruas bizhuteritë dhe e kanë sulmuar atë.