Policia e Kosovës është duke hetuar një rast të vjedhjes së rëndë në qytetin e Ferizajt që dyshohet se ka ndodhur të dielën në mbrëmje.Në fshatin Nikadin të Ferizajt, të dielën rreth orës 22:00 të mbrëmjes, disa persona të maskuar kanë hyrë më forcë në një shtëpi dhe kanë vjedhur para dhe stoli ari.Policia e Kosovës ka njoftuar se janë duke e hetuar rastin.Njoftimi nga Policia:VJEDHJE E RËNDËFsh. Nikadin, Ferizaj, 25.12.2022 – 20:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur para dhe stoli ari. Rasti është duke u hetuar.