Policia njofton se dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur viktimën mashkull kosovar derisa ishte duke lëvizës me veturën e tij (postë e shpejtë) në Kaçanik,
Sipas raportit 24 orësh plaçkitësit i kanë grabitur 562 euro dhe janë larguar me motoçikletë.
“Fsh. Doganaj, Kaçanik 05.11.2021 – 18:00. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij të punës (postë e shpejtë) është ndaluar nga dy të dyshuar të panjohur të cilët ishin të maskuar dhe të njëjtit në kërcënimin e armës i kanë grabitur 562 €, dy telefona dhe çelësat e makinës. Të dyshuarit janë larguar me motoçikletë në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e policisë.