Lajme

Hajnat e kompjuterave incizohen nga kamerat

By FerizajPress

September 14, 2018

Në disa video të siguruara nga kallxo shihen tre persona duke kryer një vjedhje në një lokal me kompjuterë në Prishtinë.

Vjedhja ka ndodhur sot rreth orës 4:00 të mëngjesit.

Në kamerat e sigurisë të cilat ndodheshin në lokal shihen tre persona me maska të cilët hyjnë në lokal, ku njëri prej tyre fillimisht  mundohet të demolojë kamerën e sigurisë dhe pastaj vazhdon me vjedhjen.

Personat e dyshuar vjedhin shumicën e kompjuterëve të cilët ndodheshin në lokal.