Lajme

Hahn: Data për zgjerim në Ballkanin Perëndimor është bërë më konkrete

By FerizajPress

July 10, 2018

Strategjia të cilën e kemi prezantuar për Ballkanin Perëndimor në shkurt të këtij vit ka shkaktuar reaksione dhe veprime, dhe gjithë procesit data indikative e vitit 2025 i ka dhënë më shumë kredibilitet. Kështu deklaroi sot komisari evropian për Zgjerimin Johanes Hahn, në margjina të samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Londër. “Kjo datë gjithë rrëfimin e ka bërë më konkret dhe konsideroj se kjo është e rëndësishme. Në fillim jam lëkundur, por sot më vjen mirë që kanë bindur se kjo datë është e mirë”, tha Hahn.