Lajme

Gulen: Jam i pafajshëm, akuzat e Erdoganit të papërgjegjshme

By FerizajPress

July 16, 2016

Presidenti turk, Recep Taip Erdogan pas përpjekjeve për grusht-shtet ka thënë se pas gjithë kësaj qëndron kleriku turk, Fetullah Gulen, i cili ka mohuar akuzat.

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gulan ka thënë se dënon çdo ndërhyrje ushtarake në politikën e Turqisë, ndërsa akuzat e Erdoganit i ka quajtur të papërgjegjshme.

“Ne e dënojmë çdo ndërhyrje ushtarake në politikën e brendshme të Turqisë”, thuhet në reagimin e Gulen.

Gulen është themeluesi dhe drejtues i lëvizjes “Hismet”, lëvizje që Erdogan e ka përfshirë në listën e organizatave terroriste me anë të një vendimi të marrë disa javë më parë.