Pep Guardiola kërkon vëmendje më të madhe nga Man City. “Times” ka njoftuar se menaxheri ka mbajtur fjalim rreth vetëkënaqësisë, para vazhdimit të sezonit të ri në Premierligë. Guardiola synon mbrojtjen e titullit të kampionit me Man Cityn, përcjell “lajmi.net”. Por, ai ka frikë nga ndjenja e vetëbesimit të tepruar te futbollistët e tij. /Lajmi.net/