Sport

Guardiola telefonon yllin e Juventusit, City e ka gati ofertën për të

By FerizajPress

July 24, 2018

Një dilemë e bukur, sepse Siti tani ka dalë hapur për të transferuar boshnjakun, duke ofruar 100 milionë euro për Juventusin dhe një rrogë 8 milionë euro për lojtarin. Shifra shumë të rëndësishme si për Juventusin, ashtu edhe për lojtarin. I pashitshëm- Për momentin, Pjaniç është në listën e të paprekshmëve të Juventusit dhe Alegri nuk do ta lërë të largohet. Por, për të ndryshuar këtë “status” mjafton që boshnjaku të kërkojë largimin. Një lëvizje që do të ndryshonte gjithçka. Mbi të gjitha për faktin se oferta e Sitit 100 milionë euro është joshëse, sidomos pas transferimit të Ronaldos. Për të studiuar situatën, Manchester City i ka besuar Guardiolës, i cili ka telefonuar lojtarin. Një bisedë që ka shërbyer për t’i treguar vlerësimin maksimal dhe për të kuptuar që do të jetë një lojtar i rëndësishëm në skuadrën e tij, transmeton panorama sport. I paguar shumë – Por, përtej çështjeve të zemrës dhe ndjenjave, më të rëndësishme janë paratë. Te Siti, Pjaniç do të përfitonte 8 milionë euro rrogë vjetore, më shumë sesa dy ndër më të paguarit te Juventusi, Higuain dhe Dibala. Dhe në rast se ai vendos të qëndrojë në Torino, kontrata e re që do të firmosë nuk e kalon pagën vjetore 6 milionë euro. Të gjithë këtë situatë e di lojtari, por e dinë edhe drejtuesit e Juventusit. Udhëtimi drejt Amerikës me bardhezinjtë do t’i shërbejë për të kuptuar gjithçka më mirë dhe për të vendosur të ardhmen e tij. Por, gjithçka mund të ndryshojë sa hap dhe mbyll sytë në këtë çështje dhe e gjitha lidhet me ndonjë ofertë të mundshme zyrtare në shtëpinë e Juventusit. Deri tani ka pasur vetëm biseda paraprake, por nëse i telefonojnë Marotës dhe i ofrojnë 100 milionë euro, atëherë gjërat do të ndryshojnë. Për Pjaniçin ka shfaqur interes edhe Chelsea me Barcelonën.