Sport

Guardiola kërkon një përforcim nga Real Madrid (FOTO)

By FerizajPress

April 09, 2016

Pep Guardiola kërkon një përforcim nga Real Madrid.

Menaxheri i ardhshëm i Manchester Cityt ka shprehur interesim për transferimin e një futbollisti të skuadrës nga Santiago Bernabeu.

E përditshmja sportive madrilene “Marca” ka njoftuar se Guardiola dëshiron ta blejë mbrojtësin e krahut, Dani Carvajal, përcjell “Lajmi.net”.

Pablo Zabaleta, Bacary Sagna janë opsionet në krahun e djathtë tek “Citizens”.

Por, Guardiola dëshiron Carvajalin për të luajtur rregullisht në atë pozitë.