Sport

Guardiola: Barcelona e fiton ‘El Classicon’

By FerizajPress

December 02, 2016

Barcelona nesër në ‘Camp Nou’ duke filluar nga ora 16:15, përballet me Real Madridin, në ndeshjen më interesante të pjesës së parë të sezonit në La Liga.

Ish trajneri i Barcelonës që tani drejton Manchester Cityn në Premierligë, Pep Guardiola, deklaron se Barcelona ende është në garë për titull në La Liga, dhe beson se do ia arrin të mposht Real Madridin.

“Unë nuk mendoj se Barcelona ka pasur një fillim të keq të sezonit. Ata janë në garë për të fituar titullin, dhe besoj se do të fitojnë nesër”, deklaroi Guardiola, përcjell lajmi.net.

Edhe Guardiolan e pret nesër punë e vështirë në Premierligë, ku në ‘Etihad Stadium’ presin liderët e Chelsea.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.