Grupit të Kumanovës i bashkohen edhe tetë të akuzuar të tjerë

By FerizajPress

May 10, 2016

Avokatët vlerësojnë se Gjykata nuk ka prova se këta presona kanë kryer veprën penale terrorizëm. Artene Ademi thotë se në bazë të një gjykimi të drejtë, pala mbrojtëse do të dëshmojë se 8 personat e akuzuar deri tani për logjistikë, janë të pafajshëm.

“Mendoj se nuk ekziston lidhja kauzale ne mes këtyre dy grupeve, dhe ne si mbrojtje me provat dhe dëshmitë që posedojmë duke shpresuar në një gjykim të drejtë dhe të pa anshëm do të dëshmojmë pafajësinë grupit të dytë. Ndërsa në grupin e parë luftojmë në kualifikimin e veprave penale, nuk kemi të bëjmë me terrorizëm dhe organizatë terroriste”, deklaroi për Alsat-M, avokatja, Artene Ademi.

“Nuk ka të bëjë ky grup edhe nuk mund të përfshihet në asnjë element në veprën terrorizëm siç janë të akuzuar nga prokuroria për krim të organizuar dhe në bazë asaj kjo është një barrë edhe për vetë procesin, ku siç e dini ne edhe në fillim kemi kërkuar kushte për zhvillimin e kësaj seance”, tha avokati, Mefail Arsllani.

Në seancën e fundit të gjithë të akuzuarit për logjistikë kishin mohuar akuzën. Pala mbrojtëse thotë se dëshmia e vetme e prokurorisë janë bisedat telefonike. Seanca e radhës për lagjen e trimave mbahet nesër, ndërsa në bankën e të akuzuarve për veprën terrorizëm tashmë do të ulen 37 persona./Telegrafi/

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=7Rf6QQOInfw?feature=oembed&w=640&h=360]

The post Grupit të Kumanovës i bashkohen edhe tetë të akuzuar të tjerë appeared first on Lajminet.