Ferizaj

Grupi parlamentarë i LDK-së deponon ankesë kundër vendimit për lokacionin e varrezave

By FerizajPress

May 28, 2018

Grupi Parlamentar i LDK-së në Kuvendin e Ferizajt sot ka deponuar një ankesë kundër vendimit të Kuvendit Komunal për ndryshimin e lokacionit të varrezave të qytetit.Në këtë ankesë kërkohet që vendimet të jenë të mbështetura në interesin e përgjithshëm qytetarë dhe në funksion të zbatimit të ligjit

“Grupi Parlamentar i LDK-së në Kuvendin e Ferizajt deponoi ankesën kundër Vendimit të Kuvendit të Komunës së Ferizajt për destinimin ngastrës nr. 498-1 Zk Ferizaj për varrezat e qytetit. LDK i bënë ftesë pushtetit në Ferizaj që vendimet e tyre të jenë të mbështetura në interesin e përgjithshëm qytetarë dhe në funksion të zbatimit të ligjit. Deri me tani të gjitha vendimet e rëndësishme që i mori ky pushtet po i kthehen si vendime jo të ligjshme nga MMPH dhe MAPL. Shpresojmë ne zgjidhje ligjore!” thuhet në njoftimin lëshuar nga grupi parlamentar i LDK-së në Ferizaj.