Sport

‘Grupi i vdekjes’ për Real Madridin dhe Barcelonën

By FerizajPress

August 30, 2018

Liga e Kampionëve sot do të caktojë grupet e edicionit të ardhshëm të garës. Dy prej top favoritëve, Real Madrid dhe Barcelona janë në vazon e parë. Por, prapë rrezikojnë të përfundojnë në ndonjë të ashtuquajtur ‘Grup i vdekjes’. “Marca” shkruan se dy gjigantët e La Ligës në opsionin më të keq mund të gjenden në grup me Borussia Dortmund, Liverpool dhe Inter, përcjell “lajmi.net”. Edhe ekipet tjera spanjolle si Atletico Madrid e Valencia rrezikojnë të ndeshen me kundërshtarë të fortë. /Lajmi.net/