Lajme

Grupi i fuqishëm rebel bojkoton bisedimet për paqe në Siri

By FerizajPress

January 19, 2017

Ahrah al-Sham tha në median e tij sociale tha se nuk do të marrë pjesë, porse do të mbështesë çdo vendim “në interes të kombit”, i cili mund të negociohet nga grupet e tjera rebele.

Bisedimet në Kazakistan ndërmjetësohen nga Rusia, Irani dhe Turqia.

Grupet e tjera rebele dhe përfaqësues të regjimit sirian pritet të marrin pjesë.

Bisedimet vijnë pasi një armëpushim i ndërmjetësuar nga Rusia dhe Turqia, muajin e kaluar, ka reduktuar luftimet midis rebelëve dhe forcave pro-qeveritare në Siri.

Ahrah al-Sham tha se qëndrimi i tij është pasojë e aktivitetit të vazhdueshëm ushtarak nga ushtria siriane dhe ajo ruse.