Ferizaj

Grumbullohen mbi 3 mijë nënshkrime për emërtimin e sheshit dhe ngritjen e shtatores së Tony Blair-it

By FerizajPress

September 11, 2016

Ferizaj.11.09.2016.-Këshilli për emërtimin e Sheshit dhe vendosjen e Shtatores “Tony Blair” në Ferizaj përmes një komunikate ka bërë të ditur se ka grumbulluar mbi 3 mijë nënshkrime për emërtimin e sheshit dhe ngritjen e shtatores së Tony Blair në Ferizaj.

Fazliu përmes një shkrimi ka bër të ditur se kërkesa   së bashku me nënshkrimet do të dorëzohet në Kuvendin Komunal të Ferizajt  duke përmbushur kështu të gjitha kriteret ligjore dhe për t’i hapur rrugë aprovimit nga asambleistët, të cilët do të bëhen poashtu pjesë e historisë me vendimin për Sheshin dhe Shtatoren TONY BLAIR në Ferizaj

 

MBI 3000 NËNSHKRIME PËR TONY BLAIR-in ANIPSE ISHTE JAVË ME SHI

Ju njoftojmë se megjithëse ishte një javë e vështirë dhe me shi, ne arritëm t’i grumbullojmë mbi 3000 nënshkrime në përkrahje të nismës për emërtimin e Sheshit dhe vendosjen e Shtatores së Kryeministrit TONY BLAIR në Ferizaj, mbështetur nga Fondacioni i Kosovës për Inovacione – iFOK. Jemi për nxitim dhe kërkoj falje që nuk mund të vazhdojmë më shumë, pasi e di që ka interesim të madh për ta nënshkruar këtë peticion dhe do t’i mblidhnim edhe shumë më shumë për një kohë shtesë. Kësisoi ne kemi planifikuar që kërkesën me nënshkrimet e deponuara t’ia dorëzojmë Kuvendit Komunal të Ferizajt të mërkurën 14 Shtator 2016, duke përmbushur kështu të gjitha kriteret ligjore dhe për t’i hapur rrugë aprovimit nga asambleistët, të cilët do të bëhen poashtu pjesë e historisë me vendimin për Sheshin dhe Shtatoren TONY BLAIR në Ferizaj.