“Rreth çështjeve aktuale të formimit të Qeverisë, Gruevski ka deklaruar se pas kalimit të tij 20 ditëshit të tij është krijuar një situatë e pjekur për zgjedhje të reja me qëllim të përfundimit të krizës politike. Është e qartë se disa nga partitë politike në Maqedoni tregojnë frikë nga organizimi i zgjedhjeve të reja dhe ballafaqim të sërishëm me qytetarët”, thuhet mes tjerash në komunikatën e OBRM-PDUKM, pas përfundimit të takimit të Gruevskit me Scherbak.
Përkrah temave aktuale në Maqedoni dhe Rusi, në komunikatën e OBRM-PDUKM-së thuhet se, gjatë takimit është biseduar edhe për ekonominë globale dhe gjendjet ekonomike të Maqedonisë dhe Rusisë./Telegrafi/