Lajme

Gruaja denoncon pas 20 vitesh zhdukjen e burrit: Iku në Itali që në 1996

By FerizajPress

October 25, 2016

Deri këtu nuk ka asgjë të habitshme e as të padëgjuar. Ajo që befason ka lidhje me një tjetër detaj, koha e zhdukjes së burrit dhe fakti pse gruaja priti aq gjatë për të kërkuar ndihmën e policisë. Plot 20 vjet.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës po punojnë për gjetjen e shtetasit: M.V. 60 vjeç, banues në Durrës. Më datë 24.10.2016 ka bërë kallzim bashkëshortja e tij, shtetësia F.V. 55 vjeçe pasi bashkëshorti i saj është larguar nga banesa në drejtim të Italisë që në muajin Tetor 1996 dhe nuk është kthyer. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme

.