“Historikisht gruaja shqiptare ka lënë gjurmë në të gjitha proceset që ka kaluar vendi”, theksoi kryetarja e Gruas së PDK-së, Justinë Shiroka – Pula, në aktivitetin e zhvilluar për shënimin e përvjetorit të demostratave të vitit 1981.
“Marsi i vitit 81’ tregoi se intelegjenca e re e krijuar nuk e duron të qenurit qytetar i rendit të dytë në një shtet të sllavëve dhe shpejtuan procesin e zhbërjes së tij”, theksoi kryetarja Shiroka – Pula.
Në këtë takim, kujtimet nga kjo ngjarje evokoi e burgosura politike e asaj kohe, Dinore Curri, duke thënë se atdheu ishte më i rëndësishëm se sa paragjykimet e kohës për gratë. “Ndjehem e plotësuar me kontributin e dhënë për lirinë e vendit”, tha Curri.
Lumnie Morina e vlerësoi lartë aktivitetin e sotëm për ta përkujtuar këtë ngjarje. “Në demostratat e vitit 1981 u thye paragjykimi se burgu nuk është për gra, por vetëm për burra”, tha Morina.
Evokimet nga kjo ngjarje i shprehën edhe të burgosurat politike, Sala Berisha-Shala, Salihe Salihu, Safete Hadërgjonaj, Sanije Ahmeti – Dubova, Sevdije Salihu Hoxha, pastaj veprimtaret Besa Çeku e Alije Gashi Tmava.
“Në vitin 1981 isha vetëm pjestare e demostratave, pasi isha vetëm 16 vjeçare, ndërsa një vit më vonë, në cilësinë e organizatores, por për mua, ditët më të lumtura të jetës ishin të qenurit pjestare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ndër të tjera ish e burgosura politike Hidajete Rexha. /Lajmi.net/